Please enter at least 3 characters.

SKLLAV I DASHURISË

Bryan Ferry (1985)
Foto: David Bailey

Nga: Bryan Ferry (albumi Boys and Girls, 1985)
Përktheu: Agron Shala

Thuaji asaj se do të jem duke pritur
Në vendin e zakonshëm
Me të lodhurit e të rraskapiturit
Dhe se nuk ka asnjë rrugëdalje

Të kesh nevojë për një grua
Duhet ta dish
Se si të fortët bëhen të dobët
Dhe të pasurit bëhen të varfër

Skllav i dashurisë
Oh, skllav i dashurisë

Ti vrapon me mua
Mos e prek tokën
Jemi zemër që s'gjen prehje
Jo të lidhur me zinxhirë e të prangosur

Qielli po digjet
Një det flakësh
Edhe pse bota jote po ndryshon
Unë do të mbetem i njëjti

Skllav i dashurisë
Oh, skllav i dashurisë
Skllav i dashurisë
Dhe nuk mund t’i shpëtoj, jam skllav i dashurisë

A mund të më ndihmosh?
Oh, a mund të më ndihmosh?

Stuhia po shpërthen
Ose të paktën kështu duket
Jemi tepër të rinj për të arsyetuar
Tepër të rritur për të ëndërruar

Tani pranvera po e kthen
Fytyrën tënde drejt fytyrës sime
Mund ta dëgjoj të qeshurën tënde
Mund ta shoh buzëqeshjen tënde

Skllav i dashurisë
Skllav i dashurisë
Dhe nuk mund t’i shpëtoj
Jam skllav i dashurisë

/Telegrafi/