Please enter at least 3 characters.

Sir Alex Ferguson pendohet për disa veprime te Unitedi: Kam bërë padrejtësi ndaj dy lojtarëve

2019/06/ferguson.jpg
253:"BARCELONA, SPAIN - APRIL 16: Sir Alex Ferguson looks on prior to the UEFA Champions League Quarter Final second leg match between FC Barcelona and Manchester United at Camp Nou on April 16, 2019 in Barcelona, Spain. (Photo by Michael Regan/Getty Images)
12:"Getty Images

Sir Alex Ferugon ka zbuluar gabimin e tij më të madh që ka bërë në kohë kur ishte trajner i Manchester Unitedit.

Duke qëndruar për 27 vite në krye të skuadrës angleze, derisa kishte transferuar lojtarë si Eric Djemba-Djema dhe Bebe, është fer të thuhen disa gjëra që i ka bërë legjenda skoceze edhe pse kishte sukses.

Gabimi më i madh i tij ishte renditja e tij në fushë në finalen e 2008-së në Ligën e Kampionëve në Moskë, mirëpo  e fitojë përballje ndaj Chelseat.

Ji-sun Park (Foto: Matthew Peters/Manchester United via Getty Images/Guliver)

Ferguson kishte thënë se gabimi i tij më i madh që e ka në mendje edhe sot, është lënë jashtë e Ji-sung Park në finale.

“Ta fitosh Kupën Evropiane është diçka fantastike. Ishte me të vërtetë një grup i mirë i lojtarëve, që kishin një mentalitet fitues dhe ishin të respektueshëm”, ka thënë skocezi.

“Gabimi më i madh i imi ishte në vitin 2008 te Manchester United, pasi lash jashtë skuadre Ji-sun Parkin”.

“Ai kishte luajtur një rol vendimtar në skuadër, mirëpo ky është problemi kur ju arrini në finale të tilla. Në Wembley në vitin 2011, të njëjtën gjë i bëra edhe Dimitar Berbatovit dhe ai e mori keq. Ai nuk e meritoi atë, Asnjë lojtar nuk e meriton të lihet jashtë finales”, ka shtuar më tej Ferguson.

Por, skocezi tashmë njihet si trajneri më i suksesshëm në histori të Djajve të Kuq, por edhe si strategu më i mirë në futboll. /Telergafi/