Simptomat dhe shenjat e Hepatitit C
Ky infeksion zakonisht nuk ka simptomë të dukshme derisa mëlçia të jetë dëmtuar rëndë.
Simptomat dhe shenjat e këtij infeksioni janë:
- Ndjeheni të lodhur- Nuk keni apetit- Marramendje apo vjellje- Dhimbje në stomak- Dhimbje në muskuj dhe nyej- Sy të verdhë - Grip
Sipas klinikës Mayo, shenjat dhe simptomat e infeksionit kronik bëhen evidente pas disa viteve dhe janë rezultat i dëmtimit të mëlçisë që shkaktohet nga ky virus, transmeton Telegrafi.
Këto fillimisht mund të përfshijnë simptomat e infeksionit akut, pastaj, përgjatë kohës, shenjat dhe simptomat përfshijnë:
- Lëkurë e acaruar- Gjakderdhje lehtë e shkaktuar- Prerje lehtë e shkaktuar- Ënjtje në këmbë- Akumulim i fluideve në abdomenin tuaj- Humbje e peshës-Vena në formë të merimangës shfaqen në lëkurën tuaj
Nëse veç keni ndonjë nga këto shenjat e lart cekura dhe simptomat, është mirë të kontaktoni sa më parë me doktorin sepse mund të parandaloni dëmtimin e mëlçisë.
Nuk ka ndonjë vaksinë për Hepatitin C dhe mënyra më e mirë për parandalimin e këtij infeksioni është duke shmangur veprimet që e shpërndajnë këtë sëmundje, veçanërisht injektimi i drogave.
Konsideroni edhe seksin më të sigurt, dhe nëse bëni tatuazhe apo piercing, sigurohuni që punëtorët të përdorin gjilpëra të sterilizuara dhe të pastëra.
Hepatiti C nuk shpërndahet përmes qumështit të gjirit, ushqimit, ujit apo nga kontakti përmes përqafimit, puthjes dhe ndarjes së ushqimit apo pirjes me një person të infektuar. /Telegrafi/


