Shqiptarët në Karnavalin e Berlinit, me vallëzim e muzikë tradicionale (Foto/Video)
05/06/2017
Për herë të parë në Karnavalin e njohur kulturor në Berlin kanë qenë pjesëmarrës edhe disa shqiptarë.
Muzika dhe vallëzimi tradicional shqiptar është përfshirë në këtë karnaval në mesin e 1.2 milion vizitorëve, të cilët marrin pjesë në këtë spektakël, transmeton Indeksonline.
Organizimi në fjalë është realizuar nga Grupi i Studentëve shqiptarë Oasa dhe Albunivers me Shoqatën Isa Boletini.


