Please enter at least 3 characters.

Shqipëria pranon 74,880 doza të vaksinës Pfizer

2021/11/255425942_423650112465164_8262695664824751348_n.jpg

Kanë mbërritur në Shqipëri edhe 74,880 doza të vaksinës Pfizer.

Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu në një postim në rrjetet sociale, ku ka njoftuar se deri më tani në Shqipëri kanë mbërritur 2,571,840 vaksina antiCOVID-19.

”Kanë mbërritur në Shqipëri edhe 74,880 doza të vaksinës Pfizer,  pjesë e kontratës së dytë të qeverisë shqiptare me kompaninë. Deri tani kanë mbërritur në vendin tonë 2,571,840 vaksina antiCOVID-19. Jemi të vendosur të çojmë përpara planin kombëtar të vaksinimit, për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të çdo qytetari”, ka shkruar ajo në ”Facebook”.