Please enter at least 3 characters.

Shqipëria nivel të mirë me të drejtat e njeriut

2016/01/f.1207144114218_m.jpg

Në të referuan ambasadori i OSBE-së, Eugen Wollfarth dhe Presidenti i Republikës, Bujar Nishani. Ndër të tjera, ambasadori Wollfarth theksoi se në 2012, Shqipëria ka arritur nivelin më të lartë që ajo ka pasur ndonjëherë sa i përket të drejtave të njeriut, por sipas tij ky nuk është fundi i historisë dhe as fundi i punës së nevojshme. “Në 2012-n, Shqipëria ka arritur nivelin më të lartë që ajo ka pasur ndonjëherë sa i përket të drejtave të njeriut. Por ky nuk është fundi i historisë dhe as fundi i punës së nevojshme”, u shpreh Wollfarth.

Ndërsa Presidenti Bujar Nishani tha se Shqipëria ka njohur dy realitete kontradiktore të lirisë edhe në një të kaluar jo të largët, atë të realitetit të dhimbshëm ku mungonte e drejta për të menduar, besuar, zhvilluar dhe e kundërta, një realitet që s’mund të kufizohej nga asnjë presion.

“Sot ne shqiptarët debatojmë për cilësinë e funksionimt të lirisë, shtetit ligjor, të funksionimit të të drejtave të përbashkëta. Sot debate nuk është për lirinë e fjalës, mendimit, besimit, se sa respektohen të drejtat e pakicave, se sa fort respektohet tjetri për atë që ai është. Shqipëria është jo vetëm pjesë e konventave, por ka një legjislacion të konsoliduar në respektin e pakicave”, theksoi Nishani.

Sipas tij, në Shqipëri ka një rrjet të konsoliduar të shoqërisë civile dhe shoqatave, që merren me të drejtat e personave me aftësi të kufizuar. /Telegrafi/