Please enter at least 3 characters.

Shpëtim Babaj nënshkruan me Hajvalinë

2016/01/shp-euml-tim-babaj-n-euml-nshkruan-me-hajvalin-euml_hd.jpg

Në zyrat e klubit, Babaj ka nënshkruar kontratë me Hajvalinë, dhe fanellën do ta vesh menjëherë në fund të këtij edicioni, njofton klubi prishtinas përmes uebfaqes së vetë zyrtare.

Në praninë e drejtorit sportiv, Xhavit Pacolli, Babaj ka nënshkruar kontratë njëvjeçare me klubin. Ai transferohet nga Trepça, e cila veç është larguar nga Superliga e Kosovës.

Babaj në këtë mënyrë e pasuron fondin e futbollistëve të Hajvalisë dhe sjell një eksperiencë të bujshme brenda grupit.

Në të kaluarën, përveç te skuadrat kosovare si Trepça e Trepça 89, ai ka luajtur edhe në Shqipëri dhe Bullgari. “I urojmë mirëseardhje dhe suksese Shpëtimit në klubin tonë”, shkruan në uebfaqen e klubit. /Telegrafi/