Shkupi do të kandidojë për çmimin ''Kryeqyteti evropian i kulturës''
26/07/2017
Me ekspozimin e fotografive dhe instalimeve të ndryshme, si edhe me projektim të një filmi dokumentar, në Qendrën kulturore rinore do të fillojë projekti ''Kryeqyteti evropian i kulturës'', përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas AIM-së, qëllimi i këtij projekti, që do të zgjatë deri më 4 gusht, është që të nxitet dhe mbështetet zhvillimi kulturor i Bashkisë së Shkupit.
Gjithashtu, synohet lidhja e përfaqësuesve të të gjitha institucioneve të kulturës që së bashku të përgatiten për përpunimin e një programi themelor, origjinal dhe konkurues deri në afatet e radhës për aplikin të Shkupit për titullin ''Kryeqyteti evropian i kulturës''./Telegrafi/


