Please enter at least 3 characters.

Shkëndija e Hajvalisë fillimisht pastaj Prishtina e Re, si u themelua klubi - Boroci zbulon prapaskenat

Drejtori sportiv i klubit Prishtina e Re, Sami Boroci ishte i ftuari i radhës në podcastin që është prodhim i Telegrafit, “Arena e Yjeve”.

Ish-lojtari ka rrëfyer për shumë gjëra rreth karrierës së tij, ndero to edhe si u themelua klubi Prishtina e Re.

“Rrustem Pacolli, kryetari i klubit të sotëm (Prishtina e Re), kishte qenë një sponsor i Shkëndijës, ia kishte blerë një kombi, i kishte dhënë ën vazhdimësi donacione”, rrëfen Boroci.

“U takuam me Rrustemin dhe filluam t’ia tregojë idenë dhe nisëm të bëjmë diçka më të madhe”.

“Tek Hajvalia në vitin 2020, nuk dëshironin që Rrustemi të ishte aksionar, por vetëm si sponsor, andaj edhe nuk u gjet marrëveshja dhe nga aty i kam thënë kryetarit që ju duhet të hyni dhe ta krijoni klubin e juaj...”, vazhdon rrëfimin e tij Boroci.

Këtë podcast mund ta ndiqni në TV Dukagjini çdo të shtune nga ora 17:10, ndërsa nuk do të ishte i mundur pa përkrahjen e sponsorëve tanë KGM Kosova dhe Golden Eagle Energy Drink/Telegrafi/