Please enter at least 3 characters.

Shkëlqeu ndaj Fiorentinës, Ylber Ramadani në formacionin e javës në Serie A

Ka përfunduar xhiro e 33-të në elitën e futbollit italian Serie A.

Ylber Ramadani ka zhvilluar një ndeshje fantastike ndaj Fiorentinës në barazimin e Lecces 1-1.

Mesfushori shqiptar ishte më i miri në fushë për Leccen që mori një barazim me shumë vlera.

Kjo ka bërë që ai të futet në formacionin e javës nga SofaScore në Serie A.

Ramadani mori notën 8.0, derisa përveç tij në mesfushë janë edhe Fagioli, Nico Paz, Nicolo Barella, Adrien Rabiot e Strefezza.

Në sulm është Nzola, ndërsa mbrojtja përbëhet nga Hermoso, De Vrij e Kelly. /Telegrafi/