Please enter at least 3 characters.

Shkarkohet për korrupsion, shpërblehet me postin e këshilltarit në MTI

2016/01/shkarkohet-p-euml-r-korrupsion-shp-euml-rblehet-me-postin-e-k-euml-shilltarit-n-euml-mti_hd.jpg

Burimi i gazetës “Bota sot” thekson se gjatë verës së kaluar 25 persona nga Ansambli i valleve të qytetit të Mitrovicës, komuna ka pasur për qëllim që t’i dërgojë në pushime verore, ndërsa Kujtim Isa i ka dërguar vetëm 5 prej tyre,kurse i ka futur në xhep paratë për 20 persona, të cilët kanë qëndruar në shtëpi, i ka .

“Pra, nga 25 persona, sa kanë pasur të shkojnë në pushim veror, ish drejtori i ka dërguar vetëm 5, në mënyrë që të përfitojë para nga 20 persona të tjerë. Me të dëgjuar këtë, kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri e ka shkarkuar atë nga posti i drejtorit”, thotë burimi i gazetës.

Ai më tej thekson se, për shkak të këtij drejtori, ka qenë afër edhe prishja e koalicionit në mes të AKR-së dhe LDK-së nëMitrovicë.

Gazeta ka tentuar që të kontaktojë kryetarin e Mitrovicës, Agim Bahtirin, por një gjë e tillë nuk është realizuar. /Bota sot/