Please enter at least 3 characters.

Shikoni si reagoi Ronaldo ndaj një pyetjeje në lidhje me Messin

Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi kanë dominuar futbollin botëror për gati dy dekada, duke ndërtuar një nga rivalitetet më të mëdha në historinë e sportit. Një kapitull i ri i këtij rivaliteti u shtua edhe në Kupën e Botës 2026.

Në ndeshjen vendimtare të Portugalisë ndaj Uzbekistanit, Ronaldo realizoi dy gola në fitoren bindëse 5-0, duke ndihmuar ekipin e tij të marrë fitoren e parë në turne pas barazimit 1-1 ndaj RD Kongos në debutim.

Dy golat e shënuar në pjesën e parë i dhanë qetësi Portugalisë, ndërsa 41-vjeçari vazhdoi të shkruajë histori në skenën më të madhe të futbollit.


Reagimi i Ronaldos ndaj pyetjes për Messin

Pas përfundimit të ndeshjes, Ronaldo u ndal për një prononcim të shkurtër në zonën e mediave. Gjatë intervistës, një gazetar e pyeti për paraqitjet e Lionel Messit në këtë Kupë Bote.

Fillimisht, kapiteni portugez iu përgjigj shkurt: “Pyetja tjetër”.

Sipas gazetës portugeze Record, kur u pyet sërish për golat dhe rekordet e Messit, Ronaldo reagoi duke thënë: “Nuk më intereson Messi”.

Por, pyetjet nuk u ndalën me kaq, ndërsa në fund ai dha një përgjigje për një përballje mes Portugalisë dhe Argjentinës së Messit.

“Të përballem me Lionel Messin në Kupën e Botës? Pyetja nuk ka shumë kuptim... por në rregull. Do të ishte fantastike”.


Messi po shkëlqen në Kupën e Botës

Ndërkohë, Lionel Messi po kalon një turne të jashtëzakonshëm me Argjentinën. Ylli argjentinas realizoi tregolësh në fitoren 3-0 ndaj Algjerisë dhe më pas shënoi dy gola në suksesin 2-0 kundër Austrisë.

Me pesë gola në dy ndeshje, Messi është bërë golashënuesi më i mirë në historinë e Kupave të Botës, me 18 gola gjithsej, duke lënë pas rekordin e mëparshëm të Miroslav Kloses.

Pavarësisht krahasimeve të vazhdueshme mes dy legjendave, Ronaldo duket i fokusuar vetëm te Portugalia dhe objektivat e saj në Kupën e Botës 2026. /Telegrafi/