Shikoni si kaloi stërvitja e parë e Guardiolas te City, kënd e përqafoi spanjolli (Video)
05/07/2016
Manchester City ka filluar përgatitjet për sezonin e ri.
Citizens ka nisur sot epokën me trajnerin spanjoll, Pep Guardiola
Në seancën e parë stërvitëse të skuadrës së Cityt ka qenë i pranishëm edhe mesfushori me tipare sulmuese i Kosovës, Bersant Celina, transmeton Telegrafi.
Por, ajo që bie në sy ishte atmosfera pozitive që mbretëroj te skuadra angleze, që në ditën e parë të ushtrimeve.
Madje, në një rast spanjolli edhe e përqafoi mbrojtësin, Gael Clichy, i cili mendohet se do të largohet prej skuadrës angleze. /Telegrafi/


