Please enter at least 3 characters.

Shikoni se si duket live Trump Mobile T1 - ka diçka që nuk e kanë Samsung dhe Google

Telefoni i ri “Trump Mobile T1” është prezantuar dhe po tërheq vëmendje për një veçori që, sipas promovimit, nuk e kanë as Samsung dhe as Google.

Megjithatë, pavarësisht marketingut, pajisja duket të jetë një telefon Android i rangut të mesëm me specifika të ngjashme me modelet ekzistuese në treg, përfshirë ekran AMOLED, bateri rreth 5000 mAh dhe kamerë të trefishtë.

Raportet e fundit tregojnë se telefoni mund të jetë në fakt një version i riemërtuar i një modeli ekzistues të vitit 2024, gjë që ka ngritur dyshime rreth origjinalitetit të tij.

Në fillim, pajisja u promovua si “e prodhuar në SHBA”, por më vonë ky pretendim u zbut dhe u zëvendësua me formulime si “i ndërtuar/asembluar në SHBA” ose “me dizajn amerikan”.

Telefoni pritet të dalë në treg me çmim rreth 499 dollarë dhe vjen i pajisur me Android 15 dhe aplikacionin Truth Social të parainstaluar. /Telegrafi/

- YouTubewww.youtube.com