Sezoni i nëntë që e bëjnë këtë, pse lojtarët e Serie A e ngjyrosin fytyrën me ngjyrë të kuqe?
Të gjithë lojtarët dhe gjyqtarët e Serie A do të mbajnë një spërkatje me bojë të kuqe në faqe gjatë ndeshjeve të raundit të 12-të këtë fundjavë, në kuadër të fushatës “Un Rosso alla Violenza” (“E kuqe për dhunë”).
Ky është sezoni i nëntë që Serie A mbështet këtë iniciativë, e cila synon të rrisë ndërgjegjësimin për abuzimin fizik dhe psikologjik ndaj grave në Itali.
Sipas statistikave të Lega Serie A, 7 milionë gra në Itali – rreth një në tre – kanë përjetuar ndonjë formë ngacmimi ose dhune gjatë jetës së tyre.
Vitin e kaluar, 111 gra u vranë në Itali, 96 prej tyre nga anëtarë të familjes ose partnerë.
In occasione della 12ª Giornata di Campionato i campi della Serie A Enilive si colorano di rosso per promuovere la campagna di Lega Calcio Serie A e @WeWorldOnlus contro la violenza sulle donne. 🔴 pic.twitter.com/nRpOxl4Oub
— Lega Serie A (@SerieA) November 21, 2025
Në nëntë muajt e parë të vitit 2025, 73 gra humbën jetën, ndërsa 60 prej tyre u vranë nga të afërmit ose partnerët e tyre.
Presidenti i Serie A, Ezio Simonelli, tha se ky është ngjyra e kuqe në fytyrë nuk është vetëm një simbol, por është një mbështetje për gratë që janë të prekura nga dhuna.
"Serie A rinovon angazhimin e saj për të mbështetur viktimat femra të dhunës dhe qëndron një herë të tjera në krah të tyre për të luftuar të gjitha format e dhunës dhe abuzimit ndaj grave. Ngjyra e kuqe që do të vizatohet në fytyrat e lojtarëve dhe gjyqtarëve nuk është vetëm një simbol, por dëshmon dëshirën e ligës për ta mbajtur fokusin në një fenomen të papranueshëm në shoqërinë e sotme", deklaroi Ezio Simonelli.


