Selena Gomez nuk e ndjek më shoqen e saj më të mirë në Instagram, dyshohet për faktin që ajo darkoi me të fejuarin e saj
Selena Gomez tërhoqi sërish vëmendjen e publikut, këtë herë për shkak të lëvizjeve në rrjetet sociale që shumë i interpretuan si shenjë të miqësive të prishura.
Konkretisht, fansat vunë re se këngëtarja nuk e kishte ndjekur më shoqen e saj prej shumë kohësh, Theresa Marie, në Instagram.
Postimi i fundit ku ata u shfaqën së bashku ishte më 10 mars, kur morën pjesë në një festë me shoqen e tyre Anna Collins.
Edhe pse Theresa ende e ndjek Selenën, mosndjekja e dikujt në rrjetet sociale shpesh shihet si shenjë e marrëdhënieve të tendosura ose një prishjeje të komunikimit, duke shkaktuar një mori komentesh dhe spekulimesh midis fansave.
E gjithë situata merr vëmendje të shtuar nga dalja e supozuar e përbashkët midis Theresa-s dhe të fejuarit të Selenës, Benny Blanco.
Sipas DailyMail, të dy u panë së bashku në darkë, gjë që menjëherë ngjalli spekulime për mosmarrëveshje të mundshme midis Selenës dhe Benny-t. Ndërsa disa shprehën shqetësim për marrëdhënien e tyre, të tjerë spekuluan se takimi mund të ketë qenë pjesë e organizimit të një surprize për Selenën.
Kujtojmë që Selena dhe Benny njoftuan fejesën e tyre në dhjetor, një vit pasi konfirmuan publikisht lidhjen e tyre.
Benny Blanco është një nga producentët më të famshëm të muzikës sot, i cili ka punuar me emra të mëdhenj të skenës muzikore botërore si Ed Sheeran, BTS, Eminem, Justin Bieber, Katy Perry, Rihanna, The Weeknd dhe shumë të tjerë. /Telegrafi/


