Please enter at least 3 characters.

Sallatë me quinoa dhe perime

2017/12/Sallate-me-quinoa-dhe-perime.jpg

Kjo sallatë është me vlera ushqyese. Është e shëndetshme, me proteina dhe elementë të tjerë të ushqyeshëm, si dhe tepër e shijshme.Përbërësit:▪ Quinoa e zier ▪ Domate ▪ Kastravec ▪ Avokado ▪ Limon ▪ Qepë e kuqe ▪ Vaj ulliriPërgatitja:

Presim në kubikë të vegjël domaten, kastravecin, avokadon dhe i përziejmë së bashku me quinoan e para përgatitur.

Në një enë hedhim lëngun e dy limonëve, pak kripë, piper, vaj ulliri, dhe i përziejmë fort duke krijuar një masë homogjene.

E vendosim në pjatë të gjithë këta përbërës të përzier së bashku, dhe sipas dëshirës mund të shtojmë edhe qepën e kuqe të prerë në copa të vogla.