Please enter at least 3 characters.

Salca turke: Kafjall tradicional nga vezët, domatet dhe specat!

2020/05/5dcab7ae5cf3b01040fc2da0-scaled.jpg

Menemeni është ushqim tradicional turk nga domatet dhe specat

Shpesh hahet për kafjall, mirëpo nëse dëshironi ta shmangni mishin, mund të hahet edhe si drekë, transmeton Telegrafi.

Përbërësit:- 4 vezë;- një copë rrënje xhenxhefili;- 4 thelpinj hudhre;- 1 qepë;- 2 domate të mëdha;- ½ e filxhanit salcë domatesh;- ½ speci djegës;- ½ speci;- 2 lugë të vogla spec të bluar;- ½ luge e vogël rigon;- kripë;- piper;- vaj ulliri;- qepujka

Përgatitja:

1. Zieni domaten dhe qërojeni.

2. Nxehni vajin në tigan, shtoni hudhrën e grirë dhe xhenxhefilin dhe fërgoni derisa të zbuten, pastaj qitni edhe qepën e grirë. Pas pak, qitni edhe specat.

3. Shtoni domatet të cilat më parë i keni grirë dhe lini dy minuta pastaj qitni edhe purenë e domateve dhe erëzat e tjera, pos qepujkave.

4. Kur domatja të zihet, thyeni një vezë në tigan dhe vetëm pas dhjetë sekondash përzieni lehtë në tretje.

5. Shërbeni me qepujka. /Telegrafi/