Please enter at least 3 characters.

Salah objektiv i Milanit

2016/01/salah-objektiv-i-milanit_hd.jpg

Skuadra nga qyteti i modës është duke tentuar ta ndërtojë një skuadër me futbollistë cilësorë për t’u rikthyer në maje të futbollit italian dhe jo vetëm.

Trajneri i ri i Milanit, Sinisa Mihajlovic ka për të luajtur me formacion 4-3-1-2 dhe e sheh egjiptianin Mohamed Salah si trekuantisin perfekt për Milanin.

Megjithatë për lojtarin e Chelseat i cili ishte i huazuar në Fiorentinë, interesim të madh ka shprehur edhe Atletico Madrid dhe do të jetë vështirë për Milanin që ta bëjë të sajin.

Chelsea kërkon së paku 18 milionë euro për ‘Messin egjiptian’, pasi që Jose Mourinho nuk llogarit në shërbimet e tij në stinorin e ri. /Telegrafi/