Rubin Kazani e bën milioner Mirlind Dakun me kontratën e re që ia ka ofruar
Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Mirlind Daku, është në negociata me Rubin Kazanin për rinovimin e kontratës, pasi klubi rus dëshiron ta mbajë atë në skuadër edhe për vitet e ardhshme.
Pas dështimit të transferimit të tij te Zenit Shën Petersburgu, tani Rubin Kazani ka paraqitur një ofertë të re për Dakun, duke i propozuar kontratë afatgjatë deri në vitin 2029.
Aktualisht, Daku ka kontratë me klubin rus deri në verën e vitit 2025 dhe përfiton një pagë vjetore prej 700 mijë eurosh.
Me marrëveshjen e re, paga e tij pritet të rritet në 1 milion euro në vit.Argjentinasi Valentin Vada dhe rusi AlekseyGritsaenkojanwë aktualisht mëtë paguarit, por Daku pritet t'i barazojë.
Bisedimet po ecin drejt përfundimit pozitiv, pasi te Rubin Kazani vlerësojnë lart kontributin e Dakut, i cili sezonin e kaluar shkëlqeu me 15 gola dhe 8 asistime në 26 ndeshje të luajtura në kampionat.
27-vjeçari iu bashkua Rubin Kazanit në verën e vitit 2023, pasi u transferua nga skuadra kroate e Osijekut. /Telegrafi/


