Please enter at least 3 characters.

Ruben Dias dhe Irene Paredes mbrojtësit më të mirë të sezonit në Ligën e Kampionëve

2021/08/page-49.jpg

UEFA ka zgjedhur mbrojtësin më të mirë të edicionit 2019/20 në Ligën e Kampionëve.

Qendërmbrojtësi portugez i Manchester Cityt, Ruben Dias ka fituar këtë çmim të vlefshëm nga UEFA.

Dias ishte i jashtëzakonshëm edicionin e kaluar me Cityn në Ligën Premier dhe në Ligën e Kampionëve, duke ndihmuar skuadrën angleze ta fitoj titullin shtetëror.

Ndërkohë sa i përket mbrojtjes më të mirë të edicionit të kaluar, është shpallur Irene Paredes.

Paredes edicionin e kaluar ishte pjesë e Paris Saint Germain, derisa këtë vit është pjesë e Barcelonës. /Telegrafi/