Please enter at least 3 characters.

Rrustemi i kthen përgjigje Abdixhikut pas akuzave për manipulim zgjedhor, ia kujton mesazhet me Kujtim Shalën

Ish- deputeti i LVV-së, Adnan Rrustemi ka reaguar ndaj deklaratave të kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, pasi që ky i fundit akuzoi LVV-në për tentativë të manipulimit të votave ende pa u mbajtur zgjedhjet.

Rrustemi i ka sugjeruar Abdixhikut të lexojë më parë mesazhet të cilat ishin publikuar në zgjedhjet e 9 shkurtit ku flitej për manipulim të votave brenda LDK-së, para se të flasë për manipulim ose të përhapë të pavërteta.

“Para se Lumiri me folë për çfarëdo manipulimi e me thënë të pavërteta, duhet me i lexu edhe njëherë këto mesazhe” , ka shkruar Rrustemi.

Këto akuza mes LVV-së dhe LDK-së, kanë ardhur si rrejdhojë e vendimit të PZAP-së , i cili ka anuluar vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për hapjen e qendrave të votimit jashtë objekteve diplomatike të Kosovës. /Telegrafi/