Please enter at least 3 characters.

Rruga “Hamzë Jashari” në Prishtinë në gjendje të tmerrshme (Foto)

2017/01/unnamed-18-e1484224441823.jpg

Bora që ka rënë kohëve të fundit ka shkaktuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve por edhe tek këmbësorët.

Ndonëse zyrtarë të Komunës së Prishtinës kanë deklaruar vazhdimisht se janë pastruar të gjitha rrugët e kryeqytetit, ka rrugë ku është shumë e vështirë të dilet në këmbë.

Me rënien e temperaturave edhe bora është zbutur por për të ecur në të është bukur e vështirë.

Një situatë e tillë është edhe në rrugën “Hamzë Jashari” afër Parkut të Qytetit dhe Ambasadës së Zvicrës. /KosovaPress/Telegrafi/