Rruga e veçantë në Francë, që “zhduket” dy herë në ditë (Foto)
19/09/2016
“Passage du Gois” është një rrugë që lidh Gjirin e Burnëf me ishullin Noirmoutier në Francë.
Veçantia e kësaj rruge është se dy herë në ditë ajo zhduket.
Jo në kuptimin e parë, por bëhet e pakalueshme për shkak të baticës.
Kur deti fryhet rruga mbulohet tërësisht nga uji duke u bërë e pakalueshme.
Ajo zakonisht është e kalueshme dy herë në ditë kur deti tërhiqet dhe pjesën më të madhe të kohës është e mbuluar nga uji. /Tema/


