Please enter at least 3 characters.

Rrahje masive në Lipjan për shkak të një prone, 10 persona dërgohen në mbajtje

15 persona janë arrestuar pasi dyshohen se pas një mosmarrëveshje rreth një prone janë rrahur mes vete.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 18:20, në Lipjan.

Tutje bëhet e ditur lëndime trupore kan pësuar 11 persona të cilët kanë pranuar tretman mjekësor.

“Lipjan 24.06.2026-18:20. Janë arrestuar 15 persona pasi që dyshohet se, të njëjtit pas një mosmarrëveshje rreth një prone janë rrahur mes vete. Lëndime trupore kan pësuar 11 persona të cilët kane pranuar tretman mjekësor”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, me vendim të prokurorit 10 nga të dyshuarit dërgohen në mbajtje. /Telegrafi/