Ronaldo shënon golin e 100-të në Ligën Premier dhe atë ia dedikon djalit që i vdiq ditë më parë
23/04/2022
Cristiano Ronaldo ka shënuar golin e 100-të në elitën e futbollit anglez.
Ylli portugez gjeti golin në derbin ndaj Arsenalit, gol që ishte i 100-ti me fanellën e Djajve të Kuq në kampionatin anglez.
Ronaldo shënoi në minutën e 34-të nga afërsia, derisa festoi me duart e ngritura lart nga qielli duke ia dedikuar golin djalit të posalindur që i vdiq ditë më parë.
Vlen të theksohet se e gjithë bota e futbollit u solidarizua me portugezin pas ditëve të vështira që kaloi. /Telegrafi/
https://twitter.com/NdiayeBoucar1/status/1517848792095199232?s=20&t=4JMEz3OndYCyIB_25WFPag


