Please enter at least 3 characters.

Ronaldo do të bëhet aksionari kryesor dhe presidenti i Real Valladolidit

2018/08/Ronaldofk-1.jpg
251:"FLORENCE, ITALY - FEBRUARY 22: Ronaldo Luis Nazario de Lima attends a press conference before the Italian Football Federation Hall of Fame Award ceremony at Palazzo Vecchio on February 22, 2016 in Florence, Italy. (Photo by Paolo Bruno/Getty Images)
12:"Getty Images

Legjenda braziliane, Ronaldo, pritet të bëhet aksionari kryesor i Real Valladolidit, ku do të investojë 30 milionë euro.

Ish-sulmuesi i Barcelonës dhe Real Madridit është në bisedime të avancuara për të inevstuar te klubi i promovuar në La Liga.

Ronaldo (Foto: Getty Images)

Në këtë mënyrë, ai do të bëhej edhe president i ri duke zënë vendin e Carlos Suarez, i cili do të mbetet në bordin e klubit në rolin e shefit ekzekutiv.

Përfaqësuesit e klubit spanjoll me muaj të tërë janë në kërkim të një investuesi të ri, ndërsa bisedimet me biznesmenin meksikan, Ernesto Tinajero, dështuan, edhe pse kishin nënshkruar parakontratë.

Që në muajin janar, Ronaldo kishte shprehur interesimin e tij për të blerë një klub në Spanjë ose në Angli, por nga liga e dytë.

Që atëherë, Valladolidi arriti të promovohej në La Liga, pas mungesës pesëvjeçare. Në ndeshjen e parë luajti baras ndaj Gironas, ndërsa në sfidën e dytë pësoi nga Barcelona.

Paratë e investuara nga Fenomeni do ta mbulonin borxhin e klubit prej 25 milionë eurosh.

Në të kaluarën, Ronaldo ka qenë aksionar në klubin nga liga veriore amerikane (NASL), Fort Lauderdale Strikers. /Telegrafi/