Please enter at least 3 characters.

Romeo Beckham has një takim të sikletshëm me ish-të dashurën Mia Regan, në praninë e të dashurës së re Amelia Gray

Romeo Beckham pati një moment të sikletshëm në eventin e lançimit të revistës EE72 të Edward Enninful, ku u përball me ish-të dashurën e tij Mia Regan, ndërsa ishte i shoqëruar nga partnerja aktuale, Amelia Gray.

23-vjeçari, djali i David dhe Victoria Beckham, ishte më parë në një lidhje disa-vjeçare me Mian, me të cilën u nda rreth shtatë muaj më parë pas një periudhe prej pesë vitesh së bashku.

Dyshohet se ndarja erdhi pas një grindjeje, dhe Mia u largua nga shtëpia që ndanin bashkë, shkruan DailyMail.


Në eventin në Soho Mews House, Romeo tërhoqi vëmendjen me një xhaketë kamuflazhi, ndërsa Amelia zgjodhi një veshje më casual.

Mia, nga ana tjetër, u shfaq me një fustan të zi transparent, duke lënë pak vend për imagjinatë.

Edhe pse të tre ndodheshin në të njëjtin vend, nuk u panë as duke hyrë dhe as duke dalë së bashku.

Më herët gjatë ditës, Romeo dhe Amelia dolën në pasarelë, ndërsa Mia i ndoqi nga rreshti i parë.

Eventi rikujton festën e vitit të kaluar gjatë LFW, ku Romeo u fotografua duke dalë fshehurazi nga një festë me Amelia – vetëm një ditë pas një nate me influencuesen amerikane Sophie Julia.

Amelia Gray, e njohur si vajza e Lisa Rinna dhe aktorit Harry Hamlin, ka qenë më parë në lidhje me Scott Disick dhe po ndërton një karrierë të suksesshme në botën e modës. /Telegrafi/