Please enter at least 3 characters.

Roma kërkon shërbimet e Frimpong, por Celticu duhet ta ulë çmimin

2020/12/jeremie-2-e1609235300550.jpg

Roma është duke planifikuar të bëjë një ofertë për talentin e Celticut, Jeremie Frimpong.

Megjithatë, për të hyrë në bisedime serioze për transferimin e 20-vjeçarit, Giallorossët kërkojnë nga klubi skocez që ta ulë çmimin.

Mbrojtësi i krahut të djathtë është në listën e dëshirave të klubit italian, mirëpo pronarët e tij e vlerësojnë rreth 15 milionë euro.

(Foto: Instagram/jeremiefrimpong22)

Gazetta dello Sport dhe Glasgow Live raportojnë se Roma dëshiron që kjo shumë të jetë shumë më e ulët.

Frimpong, i cili ka qenë pjesë e Akademisë së Manchester Cityt, ka regjistruar 27 paraqitje për Celticun në të gjitha garat këtë sezon. /Telegrafi/