Please enter at least 3 characters.

Rojo shkon te United, Nani rikthehet te Sporting

2016/01/rojo-shkon-te-united-nani-rikthehet-te-sporting_hd.jpg

Ylli i Sporting Lisbonës u shndërrua në cakun kryesor të menaxherit Louis van Gaal, me mediat që raportojnë se United do të paguajë rreth 16 milionë funte për lojtarin.

Përveç kësaj shume, Djajtë e Kuq do ta lejojnë edhe anësorin Nani të rikthehet te ish-klubi i tij në formë të një marrëveshje njëvjeçare.

“Kam biseduar me Juan Sebastian Veron për Manchester United kur ai ishte te Estudiantes. Gjithmonë në ka pëlqyer futbolli anglez, dhe duhet të adaptohem me këtë stil loje shumë shpejt”, ka thënë lojtari.

Rojo ishte lojtar i rregullt i Argjentinës që arriti në finalen e Botërorit, duke luajtur si mbrojtës i majtë./Telegrafi/