Please enter at least 3 characters.

Rina Balaj zbulon datën e publikimit të këngës së re

Foto: Instagram

Këngëtarja e njohur shqiptare, Rina Balaj, po vjen me projekt të ri muzikor.

Këtë e ka bërë të ditur me anë të një postimi të ndarë në rrjete sociale, përkatësisht në Instagram.

Projekti "Ma Baby, Ma friend" publikohet më 30 prill dhe është në bashkëpunim me artistin 6 AM.

Ata vijnë në stilin e tyre dhe besohet se do të pritet mirë edhe nga fansat e publiku.

E fundit e publikuar nga Rina titullohet "Harro" që ka grumbulluar afro dy milionë klikime.

E njëjta viteve të fundit ka bërë një ndryshim të madh në stil muzikor, i cili edhe po pëlqehet tejet shumë.

Megjithatë, mbetet për t'u parë se çfarë do të sjellë kësaj here. /Telegrafi/

- YouTubewww.youtube.com