Please enter at least 3 characters.

Reshje bore në disa fshatra të Dragashit

2021/06/boraaaa.jpg

Edhe pse jemi në muajin qershor, në disa komuna të larta malore të Kosovës ka rënë borë.

Bora ka mbuluar bjeshkët mbi trevën e Opojës si dhe disa fshatra të Gorës në Dragash.

Ky lajm konfirmohet nga banorët që jetojnë në këtë komunë si dhe nga foto e video të shumta që janë shpërndarë në rrjete sociale.

Kujtojmë, në Komunën e Dragashit nuk janë të pazakonta reshjet e borës edhe gjatë muajve të pranverës./Telegrafi/