Renditen top dhjetë boksierët me grushtin më të frikshëm në histori të boksit
George Foreman është emëruar si goditësi më i fuqishëm në histori të boksit, para legjendës tjetër, Mike Tyson.
Big George kishte arritur të fitonte titullin e më të mirit dy herë gjatë karrierës së tij, derisa kishte një grusht tejet të fuqishëm.
Foreman ka luftuar në 81 meçe zyrtare, duke arritur 76 fitore, me një rekord prej 68 fitoreve që rrodhën nga nokautet.
Daily Mirror ka renditur top dhjetë boksierët me goditjen më të fuqishme në histori të boksit, duke përfshirë me ata që janë pensionuar dhe aktiv.
Më poshtë mund të shikoni listën e plotë me boksierët që kishin grushtin e frikshëm:10) Deontay Wilder9) Lennox Lewis8) Sonny Liston7) Rocky Marciano6) Joe Louis5) Jack Dempsey4) Jack Johnson3) Earnie Shavers2) Mike Tyson1) George Foreman. /Telegrafi/


