Please enter at least 3 characters.

Regjistrohen 137 raste me COVID-19 në Maqedoni, humbin jetën 2 pacientë

2020/10/covid-mk-test-corona.png

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se sipas të dhënave të ISHP-së, gjatë 24 orëve të fundit nga 2.303 testime, janë regjistruar 137 raste me COVID-19.

Prej rasteve të reja 61 janë në Shkup, Manastir - 39, Shtip - 7, Kërçovë - 5, Kavadar, Resnjë dhe Berovë - 3, Prilep, Tetovë, Ohër, Gjevgjeli dhe Sveti. Nikollë - 2, Kumanovë, Veles, Gostivar, Koçan, Struga dhe Vinicë - nga 1.

Po ashtu gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar edhe 85 të shëruar dhe 2 të tjerë kanë humbur jetën.

Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoni janë regjistruar 309.571 raste me COVID-19, ndërsa prej tyre 299.738 janë shëruar dhe 9.280 kanë humbur jetën. Momentalisht në Maqedoni ka 553 raste aktive./Telegrafi/