Please enter at least 3 characters.

Redknapp: Deklarata e Guardiolas se Mane është simulues, tregon se ai ka frikë

2019/11/SadioManeliver-1.jpg
316:"BIRMINGHAM, ENGLAND - NOVEMBER 02: Sadio Mane of Liverpool celebrates with teammate Alex Oxlade-Chamberlain after scoring his team's second goal during the Premier League match between Aston Villa and Liverpool FC at Villa Park on November 02, 2019 in Birmingham, United Kingdom. (Photo by Marc Atkins/Getty Images)
12:"Getty Images

Ish-futbollisti i Liverpoolit, Jamie Redknapp, thotë se arsyeja pse Pep Guardiola e quajti Sadio Manen simulues, është se ai ka frikë nga futbollisti i 'Redsave'.

Trajneri i Manchester Cityt deklaroi për Sky Sports se sulmuesi senegalez nganjëherë simulon dhe nganjëherë shënon gola të bukur në minutat e fundit.

"Ta dëgjosh Pep Guardiolan duke thënë se Mane është simulues, ishte befasi. Është e pazakontë kur një trajner thotë diçka të tillë për një lojtar rival, por nuk mendoj se Guardiola është përpjekur që t'i bëjë presion Manes para derbit të të dielës në Anfield".

(Foto: Marc Atkins/Getty Images/Guliver)

"Nuk ishte pjesë e aspektit mental të ndeshjes ose një ngacmim i qëllimshëm. Mendoj se Guardiola në thelb ia ka frikën rrezikun që paraqet Mane".

“Trajneri i Manchester Cityt e ka atë në mendje. Ai e di se 27-vjeçari aktualisht është lojtari më i rrezikshëm i Liverpoolit. Është njeriu kryesor i Jurgen Klopp dhe këtë e dëshmoi të shtunën", ka deklaruar Redknapp për Daily Mail. /Telegrafi/