Please enter at least 3 characters.

Rakitic kërkon kalimin te Interi?

2019/02/Rakitic-Marcelo.jpg
293:"BARCELONA, SPAIN - FEBRUARY 06: Ivan Rakitic of FC Barcelona competes for the ball with Marcelo Vieira of Real Madrid CF during the Copa del Semi Final first leg match between Barcelona and Real Madrid at Nou Camp on February 06, 2019 in Barcelona, Spain. (Photo by Alex Caparros/Getty Images)
12:"Getty Images

Ivan Rakitic thuhet se po kërkon të largohet nga Barcelona, ​​duke e vënë Interin në alarm të kuq këtë verë.

Sipas mediumit italian Gazzetta dello Sport, Interi tashmë i është drejtuar Rakiticit, i cili nga ana tjetër dëshiron të largohet nga Camp Nou, duke sinjalizuar 'një mesazh të qartë' për Nerazzurrët.

Gazeta shkruan se çështja e së ardhmes së mesfushorit në Camp Nou ka 'shpërthyer' në orët e fundit pas marrëveshjeve të Blaugranëve me Frenkie de Jong dhe ndoshta edhe Adrien Rabiot.

Interi, nga ana e tyre, tashmë ka një kontingjent të rëndësishëm kroat që përfshin Marcelo Brozovic, Sime Vrsaljko dhe Ivan Perisicin.

Rakitic është njëri nga lojtarët kryesor të Basçës në vitet e fundit (Foto: Shaun Botterill/Getty Images/Guliver)

La Gazzetta shton gjithashtu se 30-vjeçari është gati të fillojë një cikël të ri me Interin dhe mund të kushtojë rreth 30 milionë euro.

Rakitic u bashkua me Barcelonën nga Sevilla në verën e vitit 2014 dhe ka fituar tre tituj të La Ligës dhe një Ligë të Kampioneve, ndërkohë që ndihmoi Kroacinë të arrij në finalen e Kupës së Botës më 2018.

Klubi i Milanos gjithashtu vazhdon të jetë ende i interesuar për Luka Modricin e Real Madridit, kontrata e të cilit skadon vitin e ardhshëm, por tani ky shihet vetëm si alternativë.

Vera e këtij viti pritet të jetë e nxehtë për klubin italian që synon t'i kthehet trofeve pas rikthimit në Ligën e Kampionëve pas gjashtë viteve. /Telegrafi/