QMK: Janë regjistruar 33 zjarre, katër janë ende aktiv
24/08/2026
QMK njofton se 33 zjarre në ambient të hapur janë regjistruar në disa pjesë të vendit brenda 24 orëve të fundit, ndërsa situata më serioze mbetet në zonat ku zjarri është përhapur në pyje.
Zjarret janë aktive pranë Moranës, Vrtekicës dhe Ramni Gaber, me një degëzim drejt Paligradit dhe mbi Vrazhale, ku po digjet një pyll i përzier. Zjarri vazhdon edhe në zonën e Vidushit pranë Dragov Dol dhe Lokvicës në Makedonski Brod, ku po digjen bimësi e ulët, pyje me kërcell të ulët dhe shkurre.
Në Kërçovë, një zjarr është aktiv në zonën e fshatit Tajmishte, zona e Dardës, ku po digjet një pyll ahu me kërcell të lartë. Zjarri i katërt aktiv është në Gorna Gjonovica, komuna e Gostivarit, ku po digjet bimësi e ulët.


