Please enter at least 3 characters.

Qeveria miratoi rebalancin e buxhetit për vitin 2026

2023/10/denari-mk.jpg

Qeveria e RMV-së me propozimin e Ministrisë së Financave, sot i miratoi ndryshimet dhe plotësimet e buxhetit për vitin 2026, me të cilat bëhet harmonizimi i projeksioneve buxhetore me zhvillimet aktuale ekonomike dhe sigurohen mjete shtesë për realizimin e prioriteteve zhvillimore të shtetit.

Siç deklaroi në konferencën për shtyp në Qeveri, ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska, ribalanci është përgatitur në kushte të pasigurisë së madhe ekonomike dhe gjeopolitike globale, të shkaktuar nga rritja e çmimeve të energjensave, zhvillimet në tregjet ndërkombëtare dhe konfliktet në rajone të caktuara. Pavarësisht këtyre sfidave, ekonomia maqedonase tregon rezistencë dhe ruan trende pozitive.

Siç theksoi ministrja, me ribalancin, të ardhurat e përgjithshme rishikohen në 379.2 miliardë denarë krahasuar me buxhetin fillestar për vitin 2026. Të ardhurat tatimore mbeten pothuajse në nivelin e planifikuar fillestar dhe projektohen në 213.2 miliardë denarë.
“Me anë të ribalancit sigurojmë stabilitet të financave publike, por njëkohësisht krijojmë hapësirë për më shumë investime, aktivitet më të madh ekonomik dhe shërbime më cilësore për qytetarët. Edhe në kushte të pasigurisë globale, mbetemi të përkushtuar ndaj menaxhimit të përgjegjshëm të mjeteve publike dhe mbështetjes së zhvillimit”, theksoi Dimitrieska-Koçoska.

Siç tha ministrja, në anën e shpenzimeve, respektivisht shpenzimet e përgjithshme janë rishikuar në 425.2 miliardë denarë, krahasuar me nivelin e planifikuar në fillim, mjetet shtesë janë destinuar drejt prioriteteve të përcaktuara qartë – sigurimit të mjeteve për subvencione bujqësore, mbështetjes së transportit hekurudhor, sportit, standardit të studentëve dhe nxënësve, si dhe mbështetjes shtesë për kategoritë e shtresave në nevojë të qytetarëve përmes kompensimeve sociale, kuzhinave popullore dhe masave të deinstitucionalizimit. Deficiti buxhetor është rishikuar në 46.1 miliardë denarë ose 4.1% të PBB-së.

Siç theksoi ministrja, për herë të parë, rritja e deficitit është kryesisht rezultat i shpenzimeve më të larta kapitale dhe investimeve në infrastrukturë.

“Është veçanërisht e rëndësishme që ndryshimi i buxhetit të sigurojë mjete shtesë për investimet kapitale. Ato arrijnë rreth 46 miliardë denarë dhe rriten për rreth 5.8 miliardë denarë ose për 14.5% krahasuar me buxhetin fillestar. Nuk po flasim për deficitin që financon konsumin aktual, por për atë që financon zhvillimin”, theksoi Dimitrieska-Koçoska.

Mjetet shtesë do të destinohen drejt realizimit të projekteve kapitale me rëndësi strategjike për shtetin, ndër të cilat janë ndërtimi i Korridorit 8 dhe Korridorit 10d, autostrada Shkup – Bllacë, ndërtimi i Korridorit hekurudhor VIII, investimet në sistemet e ujësjellësit dhe kanalizimit, stacionet e trajtimit të ujërave të zeza, sistemet e menaxhimit të mbeturinave, projektet për efikasitet energjetik, ndërtimi dhe rikonstruimi i shkollave, çerdheve dhe konvikteve studentore, si dhe investimet në zhvillimin rural dhe modernizimin e bujqësisë.

“Gjithashtu, rriten dukshëm edhe mjetet për projektet kapitale në komuna, përmes investimeve në infrastrukturën lokale rrugore dhe komunale, në objektet arsimore dhe sportive, duke siguruar kështu zhvillim të barabartë rajonal dhe cilësi më të mirë të jetesës së qytetarëve në mbarë vendin”, theksoi ministrja.

Deficiti buxhetor dhe detyrimet për shlyerjen e borxhit, në vlerë të përgjithshme prej 76.4 miliardë denarësh, do të financohen përmes kombinimit të huamarrjes së brendshme dhe të jashtme. Nga kjo vlerë, mbi 54 miliardë denarë janë të destinuara për servisimin e rregullt të detyrimeve ndaj kreditorëve të huaj, ndërsa rreth 20 miliardë denarë për shlyerjen e borxhit të brendshëm.