Please enter at least 3 characters.

Qendra tregtare në Japoni goditet rëndë nga një 'shpërthim' pas tërmetit, shembet njëri kat – raportohet për të vdekur

Shërbimet e emergjencës thanë se disa njerëz mbetën të bllokuar brenda qendrës tregtare Aeon në Japoni, kur ajo u trondit nga një shpërthim që ndodhi pas tërmetit.

Një zëdhënës i Aeon tha se klientët dhe punonjësit u evakuuan menjëherë pas tërmetit fillestar, dhe se shkaku i saktë i shpërthimit pasues ishte i paqartë, transmeton Telegrafi.

Kazuya Tsurunaga i tha transmetuesit TBS se dëgjoi shpërthimin ndërsa pastronte enët e thyera nga tërmeti brenda një pubi rreth 300 metra larg ndërtesës.

"Ishte një ndikim i madh. Një re e madhe tymi u ngrit lart, dhe për shkak se era rastësisht frynte dhe drejtimi i erës ishte drejt dyqanit, zona përreth nesh ishte në një gjendje sikur po binte hi vullkanik ", tha ai.

Policia në Kumamoto, vendi ku goditi tërmeti, thotë se “mjaft” njerëz supozohet të kenë vdekur pas shembjes së njërit kat dhe shpërthimit në qendrën tregtare në qytet, sipas një transmetuesi lokal. /Telegrafi/