Pyetet për historinë e dashurisë me bashkëshortin, Olta Gixhari: Kam pasur fat
Një pyetje nga ndjekësit në rrjetet sociale ka bërë që Olta Gixhari të flasë për një nga pjesët më të rëndësishme të jetës së saj private, marrëdhënien me bashkëshortin e saj, Dorin.
Aktorja u ka dhënë mundësinë fansave të saj që ta pyesin për tema të ndryshme, ndërsa një prej pyetjeve ishte pikërisht për historinë e dashurisë me partnerin, me të cilin ka edhe dy djem.
E pyetur: “Historia jote e dashurisë me Dorin?”, Olta u përgjigj shkurt, por me shumë kuptim: “Kam pasur fat”.
Me këtë përgjigje, aktorja ka shprehur vlerësimin e saj për marrëdhënien dhe familjen që ka krijuar.
Edhe pse ruan një pjesë të madhe të jetës private larg vëmendjes së publikut, Olta herë pas here ndan momente të veçanta me ndjekësit e saj.
Ajo dhe Dori janë prindër të dy djemve dhe familja mbetet një nga prioritetet më të rëndësishme për aktoren.
Momentalisht Olta po qëndron larg ekranit dhe angazhimeve profesionale, duke qenë më pranë familjes. /Telegrafi/


