Please enter at least 3 characters.

Puyol: Është kënaqësi ta shohësh Van Dijkun duke e fituar Topin e Artë

2019/10/puyol-van-dijk.jpg

Legjenda e Barcelonës, Carles Puyol është një tifoz i madh i mbrojtësit të Liverpool, Virgil van Dijk .

Puyol është i lumtur që e sheh një qendërmbrojtës të nominuar për Topin e Artë.

Sipas legjendës së Barcelonës nominimi i Van Dijkut për Topin e Artë është diçka e merituar.

"Van Dijk është një nga më të mirët në botë", ka thënë fillimisht Puyol.

"Ai është një mbrojtës i kompletuar, gjithmonë i qetë, një lojtar i shkëlqyeshëm".

"Qendra e vëmendjes zakonisht shkon te sulmuesit, kështu që është kënaqësi të shohësh një mbrojtës që merr çmime", përfundoi spanjolli. /Telegrafi/