Please enter at least 3 characters.

Punëtorët e KEK-ut protestojnë më 25 qershor

2019/06/Protesta-e-sindikates-dhe-punetoreve-te-KEK-ut-foto-Ridvan-Slivova-7-780x439.jpg

Drejtuesit e Sindikatës së Re, Korporata Energjetike e Kosovës, kanë njoftuar se punëtorët e KEK-ut, do të protestojnë më 25 qershor.

Sipas një njoftimi, protesta do të fillojë nga ora 12:00 dhe do të mbahet në sheshin "Nënë Tereza" para zyrës qendrore të KEK-ut, transmeton Telegrafi.

Njoftimi i plotë:"Të nderuar anëtarë SRKEK-ut dhe punëmarrës të KEK-ut pas takimit të kryesisë ekzekutive Sindikatës së Re Korporata Energjetike e Kosovës sot me datë 18.06.2019 vendosëm që më datë 25.06.2019 nga ora 12 në sheshin "Nënë Tereza" para zyrës qendrore të KEK-ut të Protestojmë për"1. Marrëveshjen kolektive në nivel të KEK-ut 2.Paga jubilare të jepen në vazhdimësi jo vetëm për periudhën 2015-20173. Rivitalizimi i Termocentralit Kosova A, jo dekomisionimi (mbyllja).4.Rishikimi i ligjit për paga aty ku përfshihen punëtorët e KEK-ut si dhe rritja e shuajtjes së ushqimit nga 1.74€ në 3.5€.Me respekt nënkryetari i Sindikatës së Re Korporata Energjetike e Kosovës Nexhat Llumnica". /Telegrafi/