Please enter at least 3 characters.

PSG vazhdon interesimin për Guendouzin

2019/02/Matteo-Guendouzi.jpg
248:"LONDON, ENGLAND - JANUARY 19: Matteo Guendouzi of Arsenal celebrates the win after the Premier League match between Arsenal FC and Chelsea FC at Emirates Stadium on January 19, 2019 in London, United Kingdom. (Photo by Catherine Ivill/Getty Images)
12:"Getty Images

Paris Saint-Germain nuk e ka ulur aspak interesimin e tyre për mesfushorin e Arsenalit , Matteo Guendouzi.

Sipas mediumit britanik Daily Express, gjigantët francezë janë duke e mbajtur shënime mbi ish-lojtarin e tyre të akademisë.

Kjo pasi drejtuesit e klubit kanë qëllim të lëvizin gjatë afatit të verës për ta transferuar atë, pasi formës mbresëlënëse me Topçinjtë.

Guendouzi u lirua nga parisianët si 15-vjeçar dhe më pas bëri përparim në karrierën e tij duke shkëlqyer me Lorient në Ligue 1 përpara transferim në verë te Arsenali.

Matteo Guendouzi (Foto: Stu Forster/Getty Images/Guliver)

19-vjeçari ka lulëzuar nën drejtimin e Unai Emeryt dhe është bërë favorit i fortë për performancat e tij në mesfushë.

Megjithatë, me fonde të kufizuara për të shpenzuar në verë, ata mund të tundoheshin për të holla për të lejuar Unai Emery të ri-investonte në skuadër.

Mesfushori francez thuhet se vlerësohet plot 60 milionë funte apo diçka më shumë se 70 milionë euro. /Telegrafi/