Please enter at least 3 characters.

PSG fiton ndaj Bordeaux, por i lëndohet Cavani

2019/02/Edinson-Cavani-e1549735292641.jpg
304:"BELGRADE, SERBIA - DECEMBER 11: Edinson Cavani of Paris Saint-Germain celebrates after scoring a goalduring the UEFA Champions League Group C match between Red Star Belgrade and Paris Saint-Germain at Rajko Mitic Stadium on December 11, 2018 in Belgrade, Serbia. (Photo by Srdjan Stevanovic/Getty Images)
12:"Getty Images

Paris Saint Germaini i është kthyer fitores në Ligue 1 pas humbjes nga Lyoni.  Skuadra nga Park i Princave arriti fitore ndaj Bordeaux më rezultat 1-0.

Vendasit ishin dukshëm më të mirë edhe pse në këtë ndeshje pushuan disa nga lojtarët kryesorë.

Rastin e parë për gol e kishte Thiago Silva (10'), pastaj Edinson Cavani (21') dhe Maxim Choupo-Moting (23').

Goli i vetëm në takim u shënua nga Cavani (42'), i cili nuk gaboi nga pika e bardhë.

Sulmuesi uruguaian nuk e filloi pjesën e dytë për shkak të lëndimit dhe kështu paraqitja e tij ndaj Manchester Unitedit në Ligën e Kampionëve është në dyshim.

Në vazhdim mysafirët rrezikuan me anë të Francois Kamano, por rrjeta e Gianluigi Buffonit nuk u prek.

Pas kësaj ndeshje PSG vazhdon në pozitën e parë me 59 pikë, ndërsa Bordeaux në vendin e 12-të me 28 pikë. Në xhiron e ardhshme skuadra nga Parisi luan kundër Saint Etienne, kurse Bordeaux do të luajë me Toulouse. /Telegrafi/

https://twitter.com/jetlu2002isback/status/1094275567204122624