Please enter at least 3 characters.

PSG e nis mbrojtjen e titullit në udhëtim te Clermont, formacionet zyrtare

2022/08/clermont-vs-psg.jpg

Clermont dhe Paris Saint-Germain kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e parë të sezonit 2022/23 në Ligue 1.

Kampioni aktual francez është mysafir i Clermont në ndeshjen e parë të sezonit, e cila pritet të zhvillohet në ‘Stade Gabriel Montpied’ me fillim nga ora 21:00.

PSG ka ndryshuar trajnerin, duke emëruar Christoph Galtier, teksa ka kryer edhe pesë transferime të reja, kështu që synon ta nis sezonin e ri me ‘fytyrë të re’ dhe fitore.

Në anën tjetër, vendasit e Elbasan Rashanit e nisin sezonin para tifozëve të vet dhe synojnë rezultat pozitiv nga ky takim i vështirë.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.

Te PSG nga minuta e parë luajnë Lionel Messi dhe Neymar, ndërsa mungon Kylian Mbappe shkaku i lëndimit.

Clermont: Diaw; Seidu, Wieteska, Ogier, Neto Borges; Gastien, Gonalons; Allevinah, Saracevic, Rashani; Andric.

PSG: Donnarumma; Sergio Ramos, Marquinhos, Kimpembe; Hakimi, Vitinha, Verratti, Nuno Mendes; Messi; Sarabia, Neymar.

/Telegrafi/