Please enter at least 3 characters.

Protestojnë punëtorët e Lotarisë së Kosovës

2016/01/bingo-doli-nj-euml-fitues-i-gjysm-euml-milion-eurove-n-euml-lotarin-euml-e-kosov-euml-s_hd.jpg

Punëtorët e Lotarisë së Kosovës sot do të protestojnë para ndërtesës së Qeverisë për të kërkuar miratimin e Ligjit për Lotarinë e Kosovës dhe përmbushjen e obligimeve nga ana e Qeverisë si pronare e Lotarisë së Kosovës.

“Protesta e paralajmëruar është e para dhe do të vazhdohet të protestohet deri në përmbushjen e kërkesave të punëtorëve të Lotarisë së Kosovë”, thuhet në reagimin e Sindikatës së Lotarisë së Kosovës

Pas ndalimit të lojërave të fatit sipas ligjit të miratuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës në seancën e mbajtur me 28.03.2019 ku janë përfshirë edhe lojërat e lotarisë, Lotaria e Kosovës e ka ndërprerë veprimtarinë e saj. Nga ajo kohë e deri më sot nuk është marrë asnjë iniciativë për hartimin e ligjit të veçantë për Lotarinë e Kosovë, ashtu siç është premtuar.