Prishja e ndërtimeve pa leje në Jalë, pronarët përplasen me policinë
18/09/2018
Banorët në Jalë kundërshtojnë aksionin e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit.
Këtë mëngjes, mjetet e rënda i janë drejtuar 7 godinave të planifikuara për shembje, por inspektorët ndeshën në kundërshtinë e banorëve të tensionuar, transmeton tch. Banorët thonë se nuk janë lajmëruar për aksionin dhe se i kanë godinat me pushues.
Ka pasur edhe përplasje mes pronarëve dhe forcave të shumta të policisë që ndodhen në vendin e ngjarjes. /Telegrafi/


