Please enter at least 3 characters.

Presidenti i La Ligas shpreson në kompletimin e sezonit 2019/2020

2020/03/JavierTebas-1.jpg
209:"LISBON, PORTUGAL - SEPTEMBER 05: Javier Tebas President of La Liga talks during Day 1 of Soccerex Europe Convention at Tagus Park on September 5, 2019 in Lisbon, Portugal. (Photo by Gualter Fatia/Getty Images)
12:"Getty Images

Presidenti i La Ligas, Javier Tebas, është i bindur se sezonit 2019/2020 do të kompletohet. Ligat kryesore evropiane janë pezulluar si pasojë e coronavirusit dhe ka dyshime nëse do të jenë të gatshme të rikthehen para fillimit të sezonit të ri.

Në ndërkohë, UEFA ka caktuar takime të martën për të vendosur për shtyrjen eventuale të ‘Euro 2020’ dhe në këtë mënyrë kampionatet do të mund të vazhdonin gjatë verës nëse pandemia vihet në kontroll.

“Po angazhohemi për të parë nëse mund të përshtatemi në disa kalendarë, ashtu që ta zbusim goditjen ekonomike që do të vijë”.

(Foto: Gualter Fatia/Getty Images/Guliver)

“Është e vështirë edhe për klubet e mëdha evropiane, jo vetëm për klubet e vogla... Nëse garat pezullohen, gjithçka rishikohet dhe të ardhurat janë shumë të vogla. Të gjitha buxhetet e klubeve do të zvogëlohen nëse sezoni nuk përfundon, por jam i bindur se do të përfundojë”.

“Pritet të shihet se si do ta kompletojmë sezonin nëse nuk do të ketë Evropian, sepse nëse nuk e kompletojmë, do të ketë probleme serioze. Nuk ka dyshim se shëndeti është në rend të parë, por është shumë me rëndësi që të mbajmë strukturën ekonomike.

“Tash për tash jam në bisedime me Italinë dhe Gjermaninë. Plani është të shohim se çfarë do të ndodhë të martën lidhur me Kampionatin Evropian dhe pastaj do të vendosim”, ka deklaruar Tebas për Cope. /Telegrafi/