Please enter at least 3 characters.

Prania e shtuar e gjarpërinjve në lumin Morava në Viti, kërkohet kujdes nga qytetarët

Një video e publikuar së fundmi në rrjetet sociale ka nxitur reagime dhe shqetësim te qytetarët, ku shihen gjarpërinj të shumtë të grumbulluar në lumin Morava në Viti.

Në pamjet e regjistruara shihet një numër i konsiderueshëm zvarranikësh të mbledhur pranë njëri-tjetrit mbi një sipërfaqe betoni, saktësisht buzë rrjedhës së shpejtë të ujit.

Videoja, e cila po shpërndahet në platformat sociale, shërben si një thirrje për kujdes të shtuar për të gjithë banorët që lëvizin apo frekuentojnë këtë pjesë të lumit. /Telegrafi/