Post Big Brother - Benita 'shpërthen' në lot pas debatit me Klodin
Klodian Mihaj dhe Benita Zena janë përplasur me njëri-tjetrin në Post Big Brother, që u mbajt të hënën.
Ata kanë diskutuar për raportin e tyre deri më tani, ndërkohë që banori hodhi edhe akuza në drejtim të saj.
Klodi tha se ka arritur në finale në krah të tij, pasi në të shumtën e kohës doli me të në Prime.
“Më shumë se gjysmën e Prime ka dalur me mua”, u shpreh ai, gjë të cilën e ka kundërshtuar këngëtarja.
Ish-konkurrenti nga Shkodra theksoi se tani e tutje do të ketë një raport të ftohtë me të.
Duket se këtë gjë nuk e priti mirë Benita, e cila në një moment 'shpërtheu' në vaj.
Sido që të jetë, mbetet për t'u parë në vazhdim se si do të jetë kjo situatë mes tyre. /Telegrafi/


